Lajme

Vatikani publikon për herë të parë listën e pasurive të paluajtshme

Vatikani ka publikuar për herë të parë informacione mbi pasurinë e vet të paluajtshme. Të dhënat janë njoftuar përmes dy dokumenteve financiarë që akordonin edhe të parin buxhet public për Administratën e Pasurisë së Selisë së Shenjtë.

Bëhet fjalë për mbi 5000 njësi të pasurive të paluajtshme nga të cilat 4 051 në Itali dhe 1 120 jashtë gadishullit pa përfshirë ambasadat.

Nga këto vetëm 14% e pasurive që gjenden në Itali janë dhënë me qera në çmime tregu, 40% janë godina instituconale si shkolla apo spitale.

Një tjetër e dhënë interesante është ajo për defiçitin buxhetor që arriti në 64.8 milionë euro në vitin 2020, nga 79.2 milionë në vitin 2019.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button