Lajme

Suksesi i atletëve nga Kosova, Enver Bytyçi vjen me një kërkesë për qytetarët e Shqipërisë

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të shpërblejë fituesit e lojërave olimpike në Tokio.

Megjithëkëtë, ai ka theksuar se suksesi i atletëve të Kosovës ka motiv dashurinë për kombin dhe Kosovën, e jo paratë.

Bytyçi ka kërkuar nga qytetarët e Shqipërisë, që të mësojnë nga patriotizmi në Kosovë, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpërblejë fituesit e lojërave olimpike në Tokio si më poshtë:

Për thyerje të rekordit olimpik 200 mijë Euro.

Për medalje të artë 100 mijë euro.

Për medalje argjendi 60 mijë dhe medalje bronxi 40 mijë euro!

Distra Krasniqi shpërblehet me 100 mijë euro.

Por, suksesi i këngëtarëve, futbollistëve dhe atletëve e artistëve të Kosovës nuk ka motiv paranë, atë e nxit dashuria për Kosovën e për kombin shqiptar.

Nuk ia vlen të bëjmë ndonjë krahasim me qeverinë e rilindjes, madje as me përkushtimin tonë atdhetar këtu në Shqipëri. Por shpresoj që ne qytetarët e Shqipërisë të mësojmë nga patriotizmi kosovar!

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button