Lajme

Euro zhvleresohet , ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën evropiane

Euro ka mbyllur javën me zhvlerësimin më të fortë kundrejt lekut, që prej kulmit të sezonit veror, teksa ka zbritur nën nivelin e 121.3 lekëve.

Sipas të dhënave të detajuara të Bankës së Shqipërisë, shqiptarët mund të shesin apo thyejnë një euro mesatarisht për 121.09 lekë, ndërsa çmimi i blerjes është pak më i lartë në 121.59 lekë.Edhe pse në varësi të pikave të këmbimit diferenca mund të jetë edhe më e theksuar, për shkak të pritshmërive për një rënie të mëtejshme të valutës europiane.

Për eksperten Brunilda Isaj, faktori kryesor që shtyn këto luhatje është prezenca ende e lartë e valutës në qarkullim.

Zhvlerësimi i valutës europiane ka humbësit dhe përfituesit e tij.

Parashikimi i ecurisë së valutave është gjithmonë i vështirë, pa mundur të përcaktohet se për sa kohë do të vijojë kjo rënie.

Por gjasat më të larta sipas ekspertëve janë për një rikthim në nivelet më normale mbi 122 lekë brenda javëve të ardhshme.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button