Lajme

Edi Rama bën gjestin e papritur gjatë votimit, salla e duartroket

Ndërkohë që votimi për kryetaren e Kuvendit vijon, erdhi radha për të votuar kryeministri Edi Rama.

Në moment që ai iu afrua kutisë për të hedhur votën mblodji edhe votat e hedhura jashtë nga deputetët e Partisë Demokratike.

Salla u mbush me duartrokitje. Me sa duket kjo është tjetër “skemë” e Ramës për të marrë vëmendjen nga gjesti i bërë nga deputetët e PD-së.

Ai mblodhi letrat dhe i futi në qese të madhe. Nisën kështu edhe shkëmbimet e fjalëve me tone më të larta, ku në këmbë u ngrit deuteti Këlliçi, i cili theksoi se ky është një proces votimi, jo një moment për të mbledhur letrat.

Edi Rama menjëherë pas kësaj replike merr qesen dhe ia çon në dorë Këlliçit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button