Lajme

Bolton: Thaçi e Vuçiq kanë diskutuar për korrigjim territorial

Ende nuk dihet cili është qëndrimi i administratës amerikane sa i përket Ballkanit. Kështu ka thënë diplomati amerikan dhe ish këshilltar I Donald Trumpit, John Bolton në një intervistë për Kosovo Online.

Siç thekson Bolton, pyetja e rëndësishme është se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e Biden ndaj Ballkanit, por që sipas tij Washingtoni aktualisht po merret më shumë me çështjet e brendshme sesa me politikën e jashtme.

Në pyetjen se sa është Ballkani në fokus të administratës amerikane Bolton ka theksuar se ‘epo, padyshim që është një pyetje e rëndësishme, por nuk mendoj se me të vërtetë e dimë përgjigjen në këtë pikë. Fushata e Biden ka shmangur përgjigjen e shumë pyetjeve të huaja dhe të brendshme, dhe unë mendoj se për momentin administrata e Biden po përqendrohet në çështjet e brendshme, jo në politikën e jashtme, kështu që unë nuk e di se kur do të marrim një përgjigje për këtë pyetje “.

Bolton më tutje ka thënë se kur ishte këshilltar i sigurisë kombëtare, kishte diskutuar me presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin Aleksandër Vuçiq ku ishte folur për mundësinë e një korrigjimi të vogël territorial.

“Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të flasë për korrigjimin e territorit, por unë mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë përparim në negociata,” tha ai.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button