Histori

Vittore Carpaccio, “Portreti i një kalorësi”, dhe bota arbërore

Nga 17 maji deri më 1 nëntor 2021, Salla 11 e Muzeut Thyssen – Bornemisza në Madrid do të organizojë një ekspozitë të veçantë kushtuar një prej kryeveprave absolute të koleksionit: “Portreti i një Kalorësi” nga Vittore Carpaccio, krijuar rreth vitit 1505, i njohur gjithashtu si “Cavaliere Thyssen”.

Piktura e famshme “Portreti i një kalorësi” ose ndryshe “Cavaliere Thyssen” është vepër e autorit Vittore Carpaccio. Ai lindi në Venecia në 1455. Prindërit e tij vinin nga Korça, dhe u vendosën në Republikën e Venecias në shekullin e 15-të.

Kjo vepër e njohur (Cavaliere Thyssen), kritikët e artit e njohin si një nga shembujt e parë të një portreti të plotë, të artit modern italian. Ky portret është një përmbledhje e kostumit kalorësiak të kohës dhe shijes mesjetare, i rrethuar nga flora dhe fauna.

Kalorësi misterioz përfaqësohet në dy momente të ndryshme: në sfond, duke hipur në kalin e tij, ndërsa del nga një fortesë për t’u përballur me betejën. Nëpërmjet simbolikës që ndodhet afër erminës, ku është shkruar “malo mori quam foedari”, domethënë, “Më mirë të vdes me nder se sa i njollosur” (nderi im)” na kujton kultin e Betimit, fjalën e dhënë, (Besën).

Nëse do ta analizojmë peisazhin, do vemë re se piktura është e mbushur me simbole të nxjerra nga bota shtazore dhe bimore si: çafka, simboli i vuajtjes, skifterët e kurtheve të së keqes, harabelat e shpirtrave të mirë, kali pa kalorës, të varur në maskën e një shenjë, simbol ky i pasioneve të shfrenuara dhe në krah, palloi, simbol i krenarisë, lepuri, që ikën, janë simbole të frikacakut që ikin përballë rrezikut; të dy qentë përfaqësojnë besnikëri ndaj urdhrit dhe mbretit; ermina është emblema e pastërtisë, dreri i butësisë dhe këmbënguljes, lejleku, që fluturon midis dy pemëve, i “pietas” birnor.

Në mesin e bimëve të pikturuara me përpikëri: lulet e kamomilit janë një simbol i qetësisë; sytha blu e besnikërisë dhe e parajsës; daffodils të cilat, në mitologjinë greke, janë lulet e Proserpinës, mbretëreshës së botës së krimit; zambaku, emblema e pastërtisë, ndërsa ferrat, simbolizojnë çrregullimin etj .

Simbolet e shumta janë një pretekst për të treguar jetën, të vendosur midis së mirës dhe së keqes, veseve dhe virtyteve, të këtij kalorësi pa identitet, i cili luftoi duke u bërë një shembull për kohën e tij dhe, kaq mbrekullisht.

Duke iu referuar veprës, kalorsi është “ figurant “assente” nga bota që e rrethon, sikur ai nuk është aty, dhe përpjekja e Carpaccios duket sikur ka pasur si qëllim që më tepër sesa të karakterizonte figurën mediovale dhe kostumin e kalorsit, ai të ishte përqëndruar tek interpretimi natyralist, i cili është një, habitatit i specieve, por që, bie në sy dhe “moskronizmi” midis periudhave të lulëzimit, të këtyre specieve, dhe kjo ndoshta dhe jo pa arsye, konsideruar faktin që ai ishte artist i stilit simbolik.

Pytja lind:

Çfarë nevoje kishte ky piktor, për të treguar kaq shumë aftësi për të dhënë llojet më të larmishme të kafshëve dhe bimëve, kur ai tashmë ishte një piktor i afirmuar? Nuk e dimë nëse Ai, florën dhe faunën e kishte thjesht pasion, simbolikë të artit të tij, apo autori ishte mbështetësi e filosofisë së Leonardit, Da Vinçit i cili çdo element në pikturë nuk ishte rastësi ku simbolika e tij donte të tregonte origjinën e këtij stratioti, që vinte nga një territor, i cili nuk ishte Venezia?

Në fakt, nëse analizojmë faunën, shohim speciet;

Genziana (për shkak të emrit të mbretit Gent)
Ranuncolo (Ranunculus lingua); origjine ilire
Campanula (Campanula rotundifolia);
Muscari ; (Il muscari di Kerner një specie me origjinë ilire)
Pilosella (Hieracium pilosella); një specie me origjinë ilire
Aquilegia (Aquilegia vulgaris); origjinë ilire, gadishulli i Grecia
Rovere (Quercus petraea); origjinë illire

Me sa duket kalorsi medioval, përkatësisht me veshjen e stratiotit shqiptar, në Serenissima, statik në qëndër, i heshur, por komunikativ, rrëfen florën dhe faunën e atdhetut e të etërve të tij, në një spot publiciteti i vitit (1510) që Vittore Carpaccio i bën botës arbërore.

Duke parë këtë vepër të mbrekullueshme, mund të mendohet se vepra e Carpaccios është i pari spot publiciteti në historinë e artit.

Kritiku italian i artit Zanetti (1921) ka thënë: “Carpaccio kishte të vërtetën në zemrën e tij”. Disa studiues e kanë vendosur Vittore Carpaccio në të njëjtin nivel me gjenitë e pikturës Veneciane, por ata e kanë lënë në harresë origjinën e tij shqiptare dhe veprimtarinë e tij krijuese si shqiptare.

Ai punoi për “Scuola degli Albanesi” rreth viteve 1502 – 1510 ku veprat e kësaj periudhe janë pa dyshim më të arriturat dhe me gjurmët arbërore. Një nga pikturat e tij përshkruan gjithashtu dajren, e cila, siç e dimë, u soll në Itali për herë të parë nga Stradiotët shqiptar. Ai vlerësohet padrejtësisht si një piktor venecian. E gjithë jeta dhe vepra e tij tregojnë qartë se ai ishte shqiptar dhe patriot.

Shënim: Ekspozita ishte planifikuar për në mars të këtij viti, në Itali, por epidemia Covid-19 ka prishur planet e organizatorëve. E bashkëprodhuar me Pallatin e Doge në Venecia, ekspozita do të hapet në Uashington në Nëntor 2022, dhe më pas do të mbërrijë në Venecia në Mars 2023.

Sa dëshirë do të kisha të shkonte edhe në Shqipëri.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button