Lajme

Të përballet Serbia me tapitë shqiptare të Sanxhakut të Nishit

Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva duhet të jenë të mëhershme.Gjithsesi çështja e pranisë së hershme të shqiptarëve në Serbi duhet mbetet të sqarohet nga historiografia jonë në mbështetje të argumenteve të qëndrueshme…

Për të pasur lexuesi një ide për problemin e tapive të Sanxhakut të Nishit është e nevojshme të dihet deri ku shtriheshin shqiptarët në Serbinë e sotme, si ndodhi dëbimi i tyre, si u tjetërsuan pronat e tyre të paluajtshme, dhe pse duhet të bëhet publikimi i tyre.

Tapitë ishin dokumente zyrtare në Perandorinë Osmane, që jepeshin për të vërtetuar të drejtën e dikujt për pronat e paluajtshme. Deri në vitin 1856 tapitë i jepte spahiu (feudali), pas këtij viti ato i jepte shteti, në përputhje me Ligjin mbi tokën, shkruan sot Ramiz Abdyli në koha Ditore.

Shtrirja e Trojeve Veriore Shqiptare

Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva duhet të jenë të mëhershme.

Është thënë se ndonjë shqiptar i këtyre trevave mori pjesë në betejën e Kosovës (1389). Historiografia serbe pretendon se shqiptarët depërtuan në Serbi, si nizamë të ushtrisë osmane, për t’i paraqitur ata bashkëpushtues, tezë tendencioze, pasi në radhët e kësaj ushtrie pushtuese janë shquar edhe serbët, përfshirë edhe ndonjë kjanz, siç ishte S. Lazareviqi, që mori pjesë me ushtrinë e tij në betejën e Angorës (Ankarasë), Kraleviq Marko e të tjerë.

Gjithsesi çështja e pranisë së hershme të shqiptarëve në Serbi duhet mbetet të sqarohet nga historiografia jonë në mbështetje të argumenteve të qëndrueshme, që mundi t’i bënte ballë kritikës shkencore.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button