Lajme

Suprizë, këngëtari shqiptar do të hapë ceremoninë e Euro 2020

Andrea Bocelli do të jetë protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së Euro 2020 në stadiumin “Olimpico” të Romës. Pasi hapi Olimpiadën në vitin 2006, Expo në Shanghai në 2010 dhe në Milano në 2015, tenori do të jetë edhe një herë simboli i Italisë në botë, në një ceremoni solemne dhe spektakolare

Por i pari që do të ngjitet në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s do të jetë këngëtari shqiptar, Ermal Meta. Ai do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”.

Bocelli do të interpretojë “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button