Lajme

Prezantohet në Turqi një prodhim i Teatrit të Korçës, “Doktor Shuster”

Një nga shfaqet më të mira dhe më të vlerësuara, “Doktor Shuster” që është produksion i teatrit “Andon Zako Çajupi” Korçë, do të marrë pjesë në Festivalin e Teatrove të Ballkanit në Turqi në datën 25 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja dhe drejtoresha e teatrit “A.Z.Çajupi” Zamira Kita e cila është njëkohësisht edhe interpretuese në këtë shfaqe.

Me autor Dushan Kovacevic, regjisor Qendrim Rijani, asistent regjisor Nikola Stefanov, skenë dhe kostume nga Erald Bakalli, “Doktor Shuster ka fituar shumë çmime të mëdha dhe tashmë pritet që të shënojë një tjetër sukses në Turqi.

““Doktor Shuster”, nje produksion i Teatrit “A.Z.Çajupi” Korce, rikthehet serish. Shfaqje e bere me shume pasion ketu e shtate vite me pare. Me autor Dushan Kovacevic, Regjisor Qendrim Rijani, asistent regjisor Nikola Stefanov, skene dhe kostume nga Erald Bakalli. Interpretues: Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritero Ame, Blerta Belliu, Shkelqim Jaupi, Niki Petriti, Flori Topra, Gloria Nure, Eni Malesia, Flavia Zere, Panajot Qorri.

Nje shfaqje fituese e shume cmimeve te medha. Kujtojme çmimet Kult, “ Aktori me i mire”Sotiraq Bratko, “ Aktorja me e mire” Zamira Kita dhe “ Regjia me e mire” Qendrim Rijani, per vitin 2016.

“Shfaqja me e mire” ne Festivalin e Teatrit ne Tetove.

Tre cmime te tjera ne festivale te rendesishme, si cmimi i karrieres dy here, per Sotiraq Bratko ne KoKoFest dhe Festivali i Teatrit ne Ferizaj dhe artistja e re, per kengetaren Niki Petriti, ne KoKoFest.

Pervec Teatrit te Korces “Doktor Shuster” eshte rishfaqur edhe ne Teatrin Kombetar Tirane, Amfiteatrin e Durresit, Qytetine Kercoves, Teatrin Kombetar Tetove, Teatrin Kombetar Kumanove, Teatrin e Qytetit Ferizaj, Teatrin Kombetar te Manastirit ( Bitola), Teatrin “Zvezdara” te Beogradit.

Ne date 25. 06. 2021 “ Doktor Shuster” do te prezantoje Teatrin e Korces ne Festivalin e Teatrove te Ballkanit ne Turqi. Urime gjithe trupes!

Na prifte e mbara!”, shkruan Zamira Kita.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button