KosovaLajme

Orlando dhe Kurti flasin për vizitën e Ministrit të Jashtëm të Italisë në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Orlando ka njoftuar se me Kurtin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin para vizitës që ministri i Jashtëm i Italisë pritet të zhvillojë në Kosovë.

“Pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin Albin Kurti sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm në funksion të vizitës që pritet të zhvillojë ministri i Jashtëm, Luigi Dimaio në Kosovë”, shkroi Orlando.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button