KosovaLajme

”Kur Franca e jonë na thotë: Kosova të pranohet në OKB, çka presim ne”

Vladeta Jankoviç, analist, profesor, diplomat nga Serbia

“-Nga takimi i fundit mes Vuçiçit dhe Macronit unë nuk besoj se në Paris ishte aq shumë për Kosovën!

Kjo sipas meje do të thotë diç ose nuk do të thotë asgjë!

Kur u takuan në Francë, Vuçiç dhe Macron sigurisht se kishin biseduar për intereset e Francës në plan ekonomik dhe pak ju ka interesuar puna e Kosovës; me këto probleme po merren fuqitë e mëdha, Amerika, Britania, Gjermania dhe shumë shtete të tjera!
Dhe, dhe nëse ishe biseduar për Kosovën, kujtoj se Macron i ka përsëritur e bërë të qartë Vuçiçit atë që po ja thotë vazhdimisht, pra Kosova është punë e kryer, punë e përmbyllur!

Me Kosovën duhet të krijoni bashkëpunim sikurse me të gjitha shtetet tjera në botë!
I ka thënë Vuçiçit që të respektoj marrëveshjet ndërkombëtare, të nëshkruaj marrëveshje për të hapur rrugën e Kosovës drejt antarësimit në Organizatën e Kombeve të Bashkaura!

Serbia nuk obligohet që në Kosovë të dërgoj ambasador, ambasadë ose në Beograd të ketë ambasadë të Kosovës, por Serbia obligohet të nëshkruaj marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nënkupton që Kosova të jetë anëtare e OKB-së!

Ish-ambasadori në Londër dhe Vatikan Vladeta Jankoviç thotë se SHBA dhe Gjermania kanë një rol vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se Franca ka ndikimin më të vogël atje!Tani, kur miku ynë historik, tradicional, Franca dhe Macron të thotë Kosova duhet të pranohet në OKB, atë çka presim ne!

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button