Lajme

Konsullata Shqiptare në Selanik njofton mbërritjen e dokumentave

Greqi

Konsullata e Përgjithshme në Selanik bën të ditur se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit për aplikimet e bëra deri më datën 11 qershor 2021.

Konsullata u bën thirrje aplikuesve se shpërndarja do të bëhet vetëm me korrier përmes shërbimit postar. Ndërkohë gjithashtu edhe kuponi do dërgohet vetëm me korrier në një zarf të parapaguar vajtje-ardhje në adresë të konsullatës.

Gjithashtu për tërheqjen e pasaportës biometrike dhe kartës të identitetit ID mund të paraqiteni në konsullatë çdo ditë gjatë orarit zyrtar, nga e hëna-enjten 9:00-15:00 dhe të premten 9:00-13:00

“Lutemi dërgoni kuponin tuaj vetem me korrier në një zarf të parapaguar vajtje-ardhje në adresë të Konsullatës së Përgjithshme :
Alvaniko Prokseneio
Tsimiski 43, T.K.54623, Thessaloniki”, shkruhet ne njoftim./diaspora.al

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button