KosovaLajme

Jovanoviq: Po të jetonte Gjingjiq, halli i Kosovës moti do ishte përmbyllur!

Lideri i opozitës serbe, kreu i liberaldemokratëve, Çedomir Jovanoviç ka folur për Kosovën.

“Tani Vuçiçi po i kthehet populizmit dhe thotë se nëse e jep Kosovën do ta marrë Bosnjën, por kur e merr Bosnjën, cili është hapi tjetër?
Kjo ishte pyetja e Jovanoviç?
Jovanoviç, tha se do të ishte mirë që Serbia të ishte shteti i parë që do ta njihte Kosovën. Në fakt edhe sot lideri i Partisë Liberaldemokrate, i cili ka pasur disa probleme shëndetësore, ka bërë porosi disa herë për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Në marrëdhëniet normale, do të na mundësohej neve që të jemi në Prishtinë pa kurrfarë droje, qoftë ajo shtëpi e ndonjë familje, manastir, punë, sport apo çfarëdo qoftë. Ju qartë e dini se çka doni, ju e doni anëtarësimin në OKB dhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë”, tha ai.

Ndërkaq, duke kujtuar ish shefin dhe bashkëpunëtorin e tij Zoran Gjinxhiç, Jovanoviç tha se ai u hoq nga familja, nga Serbia, nga jeta pikërisht se ishte gati për të njohur Kosovën.

I pyetur nëse do të jetonte Zoran Gjingjiç, a do ta njihte pavarësinë e Kosovës, ai u përgjigj duke thënë se nuk ka kuptim që problemi i Kosovës të mbetet gjithmonë i hapur dhe se po të ishte gjallë Gjingjiç, sipas tij, këtë pakuptimësi do ta përmbyllte, do të thotë Serbia dhe Kosova do të ishin në marrëdhënie perfekte, shumë të mira”.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button