Lajme

Eksperti i sigurisë tregon pse SHBA nuk hap bazë të re ushtarake në Kosovë

avë më parë, Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti, njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington.

“Kjo ofertë është nga ana jonë. Dhe ata do të shqyrtojnë. Ne jemi në koordinim e sipër këtu”, ka deklaruar Ministri Mehaj.

“Meqë vet vij edhe nga diaspora, në agjendën time jam takuar edhe me shoqata dhe veprimtarë të shquar. Departamenti i mbrojtjes ka konfirmua përkrahjen për Kosovën. Mbështetje për operacione humanitare, rikonfirmim të përkrahjes deri në orientimin veri-atlantik. Nga ana ime në të gjitha takimet falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Ju konfirmova se si shteti më pro-amerikan, se do të mbështesim në të gjitha format siç kërkohet”, ka shtuar Mehaj duke dhënë detajet për vizitën që kishte zhvilluar në SHBA.

E për krijimin e një baze të re amerikane në Kosovë, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Pentagoni pavarësisht ofrimit të mundësise që të hapet një bazë ushtarake amerikane në Kosovë, nuk do të marrin nje hap të tillë duke mos dëmtuar procesin e forcimit të Kosovës në arenen ndërkombëtare dhe rrugen e saj për në OKB”, thotë Shala për “Bota sot”.

Por sipas tij, SHBA do ta ndihmojë në vzhdimësi FSK-në, duke përfshirë edhe me paisje ushtarake.

“Pentagoni do vazhdojë që të ndihmojë FSK në përmbushjen e planit 10 vjeçar që ka para vetit me theks të veçantë në edukim/trajnim dhe armatim/paisje ushtarake”, thekosn Shala.

Për fund, Shala tregon së cilat janë dy bazat e SHBA-së, e të cilat e mbulojnë edhe rajonin e Kosovës.

“SHBA- ja ka të ndarë në aspektin strategjik orinetimet e saja për baza të përhershme që janë të fokosuar në Shqipëri / Mal të Zi, duke mbuluar edhe Kosovën përmes këtyre dy bazave ushtarake”, përfundon eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button