KosovaLajme

Gjatë pandemisë kosovarët thyen rekordin e lindjeve

Ngujimi brenda katër mureve në shtëpi gjatë pandemisë, ka ndikuar në shtimin e lindjeve në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare për muajt e parë të këtij viti, numri i lindjeve të foshnjave është dyfishuar.

Në muajin janar të këtij viti, që i bie nëntë muaj pas mbylljes së Kosovës me vendim të Qeverisë Kurti I, sipas të dhënave zyrtare janë regjistruar 2,666 lindje, shkruan gazeta Infokus.

Ky numër ka shkuar duke u rritur. Në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2,673 lindje, ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1 382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Si rezultat i pandemisë, në muajin mars ka pasur lindje rekorde që janë regjistruar brenda 1 muaji, në dhjetë vjetët e fundit në Kosovë, shkruan gazeta Infokus.

Në muajin mars janë regjistruar 3205 lindje, ku krahasuar me muajin shkurt 2021 ka rritje të numrit të lindjeve për 19.9 %. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin mars, 1699 lindje janë meshkuj dhe 1506 janë femra.

Viteve të mëhershme janë regjistruar rreth 1700 lindje të reja gjatë muajit mars.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button