Lajme

“Doritos” paguan 20.000 dollarë për një patatinë të vetme

Një 13-vjeçare në Australi mori një shumë parash prej 20.000 dollarësh pasi gjeti një patatinë “Doritos” të fryrë në pakon e saj. Ndryshe nga patatinat e zakonshme të markës “Doritos” që janë në trajtë drejtkëndëshi dhe të holla, Rylee Stuart hasi në një me formë të fryrë.
Adoleshentja postoi një video në Tik Tok për ndjekësit e saj ku shkroi “A ka vlerë kjo patatinë apo thjesht duhet ta ha. Më thoni ju lutem”. Më pas ajo vendosi ta shiste në eBay me një çmim fillestar prej 0.99 dollarë, i cili brenda dy orësh arriti një shifër prej 5000 dollarësh dhe më pas në 20.100, por eBay ndërhyri dhe e fshiu nga faqja.

Megjithatë, ngjarja tërhoqi vëmendjen e vetë gjigandit të patatinave, pasi “Doritos” kontaktoi me Rylee dhe i dhuroi 20.000 dollarë për krijimtarinë dhe dashurinë e saj ndaj produktit të tyre.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button