Lajme

Dushan Janjiq: Ushtria e Kosovës pjesë e NATO-s!

Kreu i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, deklaroi se procesi i ngritjes të Ushtrisë së Kosovës nuk mund të ndalet nga Serbia, Rusia dhe Kina!

Në deklaratën e tij për agjencinë Beta, Janjiq tha se vetëm Rusia në seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e lidhë krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe largimin e UNMIK-ut si një akt të njëanshëm të Perëndimit, i cili do të jetë “maksimumi i mosmarrëveshjes diplomatike”.

“Kjo nuk i përgjigjet interesit të Rusisë, pasi është e qartë se Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s, sepse tashmë po punon si një forcë sigurie”, shpjegoi Janjiq. Sipas tij, për ngritje të plotë të ushtrisë së Kosovës nevojiten pesë vjet.

“Serbia tani mund të bëjë zhurmë të madhe politike, sigurie dhe diplomatike, të thërrasë forcat paqeruajtëse ruse, të shpallë okupimin dhe objektivisht kjo zhurmë kërcënon me destabilizimin e Serbisë dhe tërheqjen e punës së saj në aktivitete të armatosura, që është një kufi që nuk guxon ta kalojë, “tha Janjiq.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button