DiasporaLajmeKulture

Australi Kryebashkiakja e Shepparton ndihmon në ndërtimin e xhamisë shqiptare

Shoqata e Shqiptarëve në Shepparton të Australisë ka ndërmarrë një nismë për ndërtimin e xhamisë së re shqiptare atje dhe një qendre komunitare. Një kontribut për këtë ka dhënë dhe kryetarja e bashkisë atje Kim O’Keeffe, e cila siguroi fondin fillestar për këtë projekt.

“FALEMINDERIT për Kryetarin e Bashkisë Kim O’Keeffe për Këshillin e Qytetit të Madh Shepparton i cili siguroi letrën e saj mbështetëse dhe ndihmoi në sigurimin e fondeve fillestare për Projektin tonë të Xhamisë. Me mbështetjen tuaj bujare, ne mund ta bëjmë projektin një realitet”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Kjo xhami në Shepparton përdoret gjithnjë e nga më shumë besimtarë shqiptarë atje dhe për lutjet e të Premtes dhe ka qenë e vështirë të kujdeset për numrin gjithnjë në rritje. Për këtë është menduar projekti i ri që do të ketë brenda dhe një qendër komunitare.

Projekti përfshin një stacion të ri larje, tualete të reja, qilima të reja, pikturat, ndriçimin, dhomën e re të komunitetit, hapësirë më të madhe parkimi etj.

Nëse fondi prej 500 mijë dollarësh që kërkohet arrin të mblidhet shoqata shpreson që ndërtimi të përfundojë në fund të këtij viti. Qeveria Viktoriane ka aprovuar aplikimin e Shepparton Albanian Society pprej 375 mijë dollarësh.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button