Lajme

Ambasadori Soreca: Hera e parë që të gjithë janë pro Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, u shpreh se Shqipëria i ka bërë “detyrat e shtëpisë”, por nëse nuk ndahet nga Maqedonia e Veriut duhet të mos humbë kohë për negociatat.

Soreca u shpreh se si asnjëherë më parë të gjitha vendet anëtare e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë.

“Nesër është një ditë e rëndësishme. Këshilli do të diskutojë propozimin e Presidencës dhe Komisionit Europian për të hapur negocimin për të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet i kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli marsin e vitit të shkuar.

Ka një qëllim të qartë të vendeve anëtare; të çojnë bashkërisht përpara të dyja vendet, sepse dimensioni rajonal i zgjerimit është shumë i rëndësishëm. Disa vende anëtare po diskutojnë ende për Maqedoninë e Veriut. Mund t’iu duhet pak më shumë kohë. Besoj se qëllimi është që për momentin vendet të mbahen bashkë.

Theksoj se nesër është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjitha vendet anëtarë e kanë shprehur qartë mbështetjen për Shqipërinë. Kjo është hera e para që ndodh. Holanda, Spanja, Danimarka, Franca, Gjermania, të gjitha vendet thonë se Shqipëria ka përmbushur atë që i është kërkuar”, u shpreh ambasadori Soreca.

Teksa përgëzoi sistemin shqiptar për kryerjen e ‘detyrave të shtëpisë’, Soreca tha se e rëndësishme është që të mos humbet kohë nga ana e Shqipërisë, ndërsa nënvijëzoi se samiti i tetorit nën Presidencën sllovene është shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Është e rëndësishme të përgëzojmë sistemin shqiptar si një i plotë për kryerjen e detyrave të shtëpisë. Për tryezën e parë të negocimit puna duhet të vazhdojë, për të dytën, të tretën dhe kështu me radhë. Në fund, nëse nesër nuk ka ndarje, është e rëndësishme mos të humbim kohë. Të sigurohemi se këtë vit është viti i Ballkanit Perëndimor. Nën Presidencën sllovene do të ketë në fillim të tetorit një samit shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të shkohet në këtë samit me lajme të mira”, tha Soreca.

Ndarja e Shqipërisë nga RMV në rrugën e negociatave ka pak gjasa të ndodhë, tha ambasadori, pasi BE dhe vendet anëtare i duan të dy vendet të përparojnë bashkë, por sipas tij zgjerimi është i bazuar në merita.

“Është herët për t’u thënë. Shqipëria ka bërë çfarë i është kërkuar. Maqedonia Veriut po ecën para. BE dhe vendet anëtare i duan të dyja vendet të përparojnë bashkë, sepse dimensioni rajonal është i rëndësishëm. Por zgjerimi është i bazuar dhe në merita. Është e rëndësishme të mos zhgënjehen ata që kanë punuar, që BE të vendosë t’u japë atë që meritojnë”, përfundoi Soreca.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button