Lajme

Kancelari austriak: Embargoja e naftës do të jetë e dhimbshme për europianët

Një embargo e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse do të jetë e dhimbshme për anëtarët e bllokut si dhe për Moskën, sipas kancelarit austriak, Karl Nehammer.

“Vendimi për të vendosur embargon e naftës është një masë që sigurisht do të jetë e dhimbshme në vetvete për vendet anëtare”, tha Nehammer pas mbërritjes në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian në Bruksel të martën.

“Por ju duhet të jeni realistë; kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që populli ukrainas duhet të durojë”, shtoi ai.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse, si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Marrëveshja do të ndalojë 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

Nafta ruse e dërguar me cisterna do të ndalohet, ndërsa do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor të tubacionit Druzhba, i cili përbën 10% të importeve të naftës ruse, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një samiti në Bruksel.

Segmenti verior i gazsjellësit i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë rënë dakord për embargon. Pjesa jugore shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke./CNN

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button