Turizem

Njihuni me Gjirin e Gramës (Gramatës), Plazhin më të bukur në Shqipëri!

Gadishulli i Karaburunit është një nga vendet më pak të njohura për shqiptarët, por në të njëjtën kohë, është edhe një nga vendet me natyrën më të egër, peisazhet më mbresëlënse dhe me plot plazhe dhe gjire të vogla të paprekura nga dora e njeriut. Për shkak se, që në kohën e komunizmit dhe deri vonë ai përbënte më së shumti një zonë ushtarake, por edhe për shkak të terrenit të tij mjaft të vështirë dhe të thepisur (nuk ka rrugë ku kalojnë makina), ajo është ende një zonë sot që ka ngelur e paprekur ashtu sikundër e ka krijuar vetë natyra apo dora e Zotit.

Një nga plazhet më fantastikë që ndodhet në Gadishullin e Karaburunit, ndoshta që është bekuar edhe si plazhi më i bukur në Shqipëri nga shumë nga ato që e kanë vizituar dhe janë mahnitur prej tij, është Gjiri i Gramatës (ose Gjiri i Gramës) sic njihet ndryshe shkurt. Këtë emër e ka marrë pasi në muret e shkëmbinjve që ndodhen në këtë plazh, ka disa shkrime në pllakata të vjetra (që thuhet se janë mbi 2000 vjecare), të cilat janë bërë nga marinarët apo piratët e anijeve që ankoroheshin në këtë plazh për t’u mbrojtur nga deti.

Shumica e këtyre shkrimeve të vjetra nëpër mure kanë simbolikë fetare, dhe falë tyre ky gji ka marrë emrin si Gjiri i Gramatës (duke nënkuptuar Gramatikën), por që në gjuhën popullore njihet shpesh me shkurtimin Gjirin e Gramës. Ai është një gji i mbrojtur, pasi në të dy anët e tij është i rrethuar nga dy faqe shkëmbinjsh të lartë që futen në brendësi të detit, dhe që ofrojnë një mbrojtje natyrale të gjirit nga rastet e detit të trazuar aop valët e larta. E gjitha kjo është nën ujin e kristaltë të detit Jon, një plazh që padyshim për nga bukuria e tij, nuk ka asgjë më pak se te gjitha plazhet më të bukura të Europës dhe Mesdheut. I gjithë plazhi është i rrethuar nga një natyrë e egër, nga një tokë e thatë pa burime uji, dhe krejtësisht e virgjër.

Banorët më të shpeshtë të këtij gjiri janë vetëm dhentë që kullosin të lira nëpër Karaburun, dhe ndonjë coban që i shoqëron ato hera-herës. Nëse vendosni të kaloni një natë me cadra kampingu në këtë plazh, duhet të siguroheni që t’i merrni të gjitha furnizimet me vete dhe të siguroheni nga pasiguritë që mund të ofrojë një mjedis i egër, shumë larg qandrave të banuara, dhe do të jeni pa asnjë ndihmë (nuk ka as valë telefoni) në raste emergjente. Po aq sa një plazh i tillë është i egër dhe i virgjër, po aq është edhe i mahnitshëm dhe i vështirë për t’u vizituar.

Si të shkoni në Gjirin e Gramës:

Ka tri mënyra për ta vizituar Gjirin e Gramës. Dy mënyra (dy shtigje nga toka) janë të këshillueshme vetëm për aventurierë dhe ato që kanë eksperiencë në ecje dhe me mbajtjen e peshave, pasi shtegu që të con në këmbë deri në këtë plazh është i gjatë, i lodhshëm dhe për më tepër që duhet të transportoni me vete cdo gjë që ju duhet për të ndenjur aty.

Shtegu i parë është ai që njihet si Shtegu i Cezarit dhe që merret në Qafën e Llogorasë (pranë restorant Sofo-s), që të fut në brendësi të pyllit, dhe më pas të nxjerrë të Rrëza e Kanalit sipër në Karaburun, nga ku duhet të merrni djathtas dhe më pas nga aty ku mund të shihni Gjirin e Gramës, duhet të mërrni shtegun që ju poshtë te plazhi.

Ky është një shteg që është i gjatë rreth 13 km, mund të bëhet vetëm në këmbë (e këshillueshme për të marrë me qera ndonjë mushk të banorët e zonës së Dukatit të Vjetër për të transportuar gjërat që keni me vete), dhe jka një disnivel rreth 400 metra në ngjitje dhe 1300 metra në zbritje deri te plazhi. Kini kujdes dhe merrni masat për ndonjë kafshë të egër që mund t’iu dali përpara (vecanërisht ndonjë gjarpër), pasi zona është tepër e thatë, nuk ka burime ujore dhe ndaj edhe rreziqet mund të jenë të mëdha. Shtegu i dytë që të con në plazh është nga Plazhi i Palasës (tek tuneli) merrni shtegun dhe ju con drejt dhe te Gjiri i Gramës (duke kaluar edhe në Gjirin e Shën Andreut rrugës). Ky shteg është relativisht më i lehtë për t’u përshkruar, pasi është fare pak buzë detit, por është më i gjatë se shtegu i parë.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button