Speciale

Itali/ 13-vjeçarja Elisabeta Gjoka, një yll në ngjitje në pistën e patinazhit

Elisabeta Gjoka, 13-vjeçarja kampione e patinazhit në akull në Itali, në një intervistë tregon për njohjen e parë dhe pasionin e saj për këtë sport. Elisabeta ka marrë pjesë në gara të ndryshme duke fituar edhe çmime.

“Unë mendoj që duhet me punu sa më shumë për një sport që të pëlqen edhe s’duhet me e lënë kurrë nëse të pëlqen vërtet”-, shprehet Elisabeta.

Ajo rrëfen për vështirësitë e fillimit të patinazhit, kur ishte vetëm 8 vjeçe dhe ka pas drojtje pasi mësuesin nuk e njihte. “Vështirësi të fillimit kanë qenë se mësuesin nuk e njihja, e kisha pak frikë të flisja me të. 8 vjeçe kam nisur të bëjë kursin, ka qenë dhe moshë pak e madhe, se për këtë sport duhet të jesh pak më e vogël se e mëson më mirë dhe ke më sh kohë për të mësuar”, vijon ajo.

Elisabeta stërvitet tre herë në javë dhe bën dhe vetë gjimnastikë në shtëpi pas mësimit.

Për të momenti më i bukur është kur mundi të bëjë një lloj ushtrimi që kishte qenë i vështirë për të ndërsa më i vështirë kanë qenë dy vitet e para pasi kishte frikë të futej në akull apo të rinte lirshëm.

Për shkak të pandemisë shumë konkurse i janë anuluar teksa priten të tjera gara të bëhen. Përsa i përket të ardhmes ajo ëndërron të mbarojë studimet dhe të bëhet një mësuese patinazhi.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button