DiasporaLajmeSpeciale

Dy shqiptarë në finalen e Eurovision, Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears

Shqipëria dhe Zvicra janë kualifikuar në finalen e Eurovision të shtunën në mbrëmje. Anxhela Peristeri interpretoi mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” për të dhuruar një performancë të shkëlqyer. Me një zë dhe interpretim mbresëlënës, këngëtarja këndoi “Karmën” dhe magjepsi audiencën televizive nga Roterdami.

Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer. Kjo është një baladë, në sinkron me veshjen e argjendtë të Anxhelës, që ishte po aq përrallore sa vokali i saj.

Ndërsa shqiptari tjetër është Gjon’s Tears që përfaqëson Zvicrën i cili gjithashtu pati një performancë të mrekullueshme.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button