Speciale

Anxhela Peristeri “e para” që shkon në finalen e “Eurovision 2021”

Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”, ku interpretuan 17 këngëtarë nga shtete si San Marino, Estonia, Republika Çeke, Greqia, Austria, Polonia, Moldavia, Islanda, Serbia, Gjeorgjia, Portugalia, Bullgaria, Finlanda, Latvia, Zvicra, Danimarka edhe vendi ynë, Shqipëria ka qenë “shteti i parë” që është kualifikuar për në finalen e “Eurovision”.

Përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision që mbahet në Roterdam, Hollandë është këngëtarja Anxhela Peristeri me këngën “Karma” (e cila ka performuar e 11-ta).

Performanca dhe interpretime unike kishte në këtë edicion të 65-të të festivalit europian, që vjen pas kufizimeve të pandemisë së Covid-19.
Më poshtë është lista e 10 finalistëve të përzgjedhur në këtë gjysmë finale të dytë: Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra…. në përditësim…

10 finalistët e natës së parë gjysmë finale janë: Norvegjia: Tix – “Fallen Angel”, Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”, Rusia: Manizha – “Russian Woman”, Azerbajxhani: Efendi – “Mata Hari”, Malta: Destiny – “Je me casse”, Lituania: The Roop – “Discoteque”, Qipro: Elena Tsagrinou – “El diablo”, Suedia: Tusse – “Voices”, Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place” dhe Ukraina: Go_A – “SHUM”.

Finalja e madhe e “Eurovision 2021” do të zhvillohet ditën e shtunë ku listës i shtohen edhe vendi pritës Hollanda dhe 5 shtetet e mëdha: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button