LajmeSport

Zvicër/ Futbollisti që feston çdo gol me shqiponjën kërkohet nga Kombëtarja

Pajtim Kasami është një futbollist që ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës. Kasami gjithashtu në karrierën e tij ka firmosur shumë kontrata të rëndësishme.

Në vitin 2013 mjaftoi një eurogol i shënuar në ndeshjen ndaj Kristal Palace që futbollisti shqiptar nga Struga Pajtim Kasami, të ishte ndoshta më i klikuari në Europë për dy ditë me radhë, sidomos nga sportdashësit. Ai shënoi një gol të ngjashëm me Van Bastenin, gol që holandezi e realizoi në vitin 1988.

Futbollisti Kasami pavarësisht se ka luajtur gjithmonë me skuadra të mëdha, gëzimin e tij kur shënon gol e shpreh gjithmonë me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Së fundi futbollisti është kërkuar nga Edi Reja për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare.

Në 12 ndeshje me kombëtaren e Zvicrës ka qenë në stol edhe kundër Shqipërisë në vitin 2013. Kjo në thelb përbën një nga pengesat thelbësore për Kasamin si kuqezi, mirëpo me ndryshimet e fundit të bëra në rregulloren e FIFA-s, ka edhe disa klauzola juridike që mund të përdoren për të marrë lejen në FIFA. Kasami nuk ka luajtur me Zvicrën as në fazën finale të Europianit dhe as në atë të Botërorit. Një pikë domethënëse që nëse ka ndodhur, ia ndalon një futbollisti ta ndryshojë kombëtaren.

Këto janë pika ligjore në rregulloret e FIFA-s, që ia lejojnë Kasamit dhe Shqipërisë të mund të bëjnë kërkesë në FIFA që mesfushori i lindur në Zvicër dhe me origjinë të familjes Strugën, të mund të provojnë betejën ligjore që në të ardhmen, Kasami të jetë një lojtar i gatshëm për Kombëtaren shqiptare.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button