Lajme

BE mirëpret rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

Pas shtatë vitesh, dje është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në vitin 2014 padrejtësisht Trepçës i është privuar kjo hapësirë.

Lajmi është mirëpritur edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.


“Përurimi i terminalit publik doganor të Trepçës është një shembull i mirë i përparimit që po bën Kosova”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën kapitulli i doganave është ndër rekomandimet kryesore.

“Po ashtu kjo çështje është një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar tutje Szunyog.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button