Sport

Rumani/ Azdren Llullaku në formë të shkëlqyer, tund rrjetën me skuadrën e tij

Azdren Llullaku po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren e skuadrës së tij.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, ka shënuar golin e tretë në fitoren e Konkordias në ligën e dytë në Rumani. Skuadra e shqiptarit fitoi 3-1 ndaj Aerostarit, teksa Llullaku shënoi golin e tretë në minutën e 63’, duke vulosur rezultatin në 3-1, i cili nuk ndryshoi deri në fund.

Ky është goli i dytë sezonal për Lullakun. Kujtojmë se në merkaton e janarit 33-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Vllaznia, por në fund marrëveshja nuk u arrit.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button