LajmeSport

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Leon Dajaku ka bërë një gafë që ka ngjallur reagime të shumta.

Në një intervistë të dhënë për FC Union Berlin, klub në të cilën është huazuar nga Bayern Munich, talenti shqiptar 20-vjeçar me bindje të plotë i thotë gazetares se në Kosovë flitet kosovarisht.

Kjo mund të jetë si pasojë e mungesës së edukimit pasi 20-vjeçari është lindur në Gjermani, më 12 prill 2001.

Gazetarja e pyet; “Në Kosovë flitet shqip apo serbisht?”

Ai ia kthen “Jo, jo, kosovarisht”.

“Cilat gjuhë i flet ti prej këtyre?”

Ai ia kthen sërish “Kosovarisht dhe shqip”.

Dajaku gjithashtu zbuloi në këtë intervistë se e ka ndarë mendjen për cilën Kombëtare të luajë. Ai është i vendosur që një ditë ta përfaqësojë Gjermaninë.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button