BotaLajme

SHBA “sulmon” Kinën: Është bërë më represive dhe agresive

Ndonëse në një përballje me Rusinë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, SHBA ka nisur një “sulm” diplomatik ndaj Kinës, mbase edhe për faktin se ajo nuk është bashkuar me komunitetin ndërkombëtar për të dënuar agresionin e Putin.

Gjatë një reagimi për mediat, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi se nën drejtimin e presidentit Xi Jinping, Partia Komuniste Kineze është bërë më represive brenda dhe më agresive jashtë vendit.

Sipas Blinken, Kina është po ashtu i vetmi vend që synon të riformësojë rendin ndërkombëtar.

“Kina është i vetmi vend që synon të riformësojë rendin ndërkombëtar. Në vend që të përdorë fuqinë e saj për të forcuar ligjet, marrëveshjet, parimet dhe institucionet që kanë lejuar suksesin e saj, Kina minon ato”, deklaroi Blinken.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button