Lajme

Vajza emigrante shqiptare në Greqi “dhuron” çdo ditë buqeta me lule në Tiranë

U bë kohë që Serena nuk e ka vizituar atdheun e saj, kështu që përmes kësaj pikture ajo nuk do i mungojë kurrë Tiranës.

Imazhi i saj duke mbajtur një buqetë në dorë duke ua dhuruar shqiptarëve, është muralja e radhës që zbukuron fasadën e një pallati në kryeqytet.

Për më tepër, ajo shton një tjetër pikë atraksioni në kryeqytet, duke qenë një ftesë e hapur për qytetarët dhe turistët që të vizitojnë edhe lagjet e Tiranës, jo vetëm qendrën dhe atraksionet kryesore.

Vepra e piktorit Gera nga Greqia vjen pas një bisede të ndjerë që artisti ka zhvilluar me një emigrante shqiptare në tokën helene, e cila për shumë kohë nuk ka mundur të kthehet në vendlindje.

Pikërisht imazhi që artisti ka ruajtur nga ky takim tashmë qëndron në fasadën e një pallati, si për të kujtuar çdo ditë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Mural Fest organizohet nga Dekor Tirana dhe kurohet nga Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button