KosovaLajmekosovafanpage.alRajoni

Ja si gëzojnë izraelitët për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit ka shënuar një moment historik, gjë që duket se ka gëzuar jashtë mase izraelitët.

Një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar një imazh ku duken flamujt e dy shteteve ndërsa shkruhet: “Izraeli dhe Kosova, zyrtarisht themelojnë marrëdhëniet diplomatike”.

Ata janë të lumtur që ambasada e Kosovës në Jeruzalem, jo në Tel Aviv. Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump më 4 shtator në Uashington. Marrëveshja përfshinte gjithashtu që ambasada e Kosovës të hapej në Jeruzalem.

Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Përveç Kosovës, në marrëveshjen e Uashingtonit thuhet që edhe Serbia të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, të cilin Izraeli e konsideron si kryeqytet të shtetit.

Ditën e djeshme, kryediplomatja Meliza Haradinaj Stublla dhe homologu izraelit, Gabriel Ashkenazi, në mënyrë virtuale, nënshkruan marrëveshjet për konkretizimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimin mes shteteve në fushën e politikës, ekonomisë e tregtisë.

Të dyja shtetet u pajtuan se ky moment nuk do arrihej pa përkushtimin e SHBA-ve.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button