Lajme

Serbia pro-ruse s’ka sanksione për Rusinë, asnjë reagim nga BE

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka vendosur dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.

“Evropa është një grup territoresh, jo një grup shtetesh, as nuk i pyet askush, as nuk vendosin vetë, të tjerët i zgjedhin miqtë dhe armiqtë e tyre. Serbia është një nga vendet e fundit në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, tha ai.

Vulin tha se serbët, pavarësisht se ku jetojnë, duhet të jenë një “popull i vetëm politik” dhe të marrin vendime për çështje kombëtare së bashku. Ai ka vlerësuar se “të tjerëve nuk u pëlqen kur flet Serbia sepse kjo do të thotë se Serbia është e fortë dhe e bashkuar”, transmeton N1.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button