LajmeSport

Itali/ Skiatori Kevin Qerimi në “La Stampa”: Dua të bëj krenar familjen time

“La Stampa” i ka kushtuar një artikull skiatorit shqiptar, 16 vjeçarit, Kevin Qerimi, i cili po përgatitet për festivalin e skive alpine në shpatet e dolomiteve.

“Nga Bardonecchia në Cortina me flamurin shqiptar të qepur në gjoks. Vetëm 16 vjeç Kevin Qerimi po përgatitet të jetojë ëndrrën e tij botërore në festivalin e skive alpine në shpatet e Dolomite”, e nis shkrimin e saj media prestigjioze italiane.

I rritur në Sci Club Melezet dhe më pas me ekipin e Beaulard skiatori i ri që jeton në Valsusa është gati të bëjë krenarë nënën e tij Blerina, babain Astrit dhe motrën Kejsi.

“Nisa të merrem me ski kur isha vetëm 4 vjeç por ky është viti i katërt që bëj gara dhe disiplinat e mia janë gjigante, slalom dhe super G, dhe pse këtë dimër jamë përgatitur më pak”, ka rrëfyer Kevin për La Stampa.

Kolegët e klubit e thërrasin “Keke”. “Slalom është specialiteti ku jam më mirë dhe para Botërorit do të bëjë garë në Bosnje, duke shpresuar të ulë pikët e mia dhe kështu të nis sa më mirë kualifikimin. Do të shkojmë në Cortina më 14 shkurt, sa keq që për shkak të COVID-19 do të jetë e vështirë të njihemi me atletë të tjerë, por shpresoj të takoj idhullin tim, austriakun Manuel Feller. Kur garoj përpiqem të imitoj sjelljen e tij: jap maksimumin pa frikën se mund të rrezikoj të dal. Pastaj do të doja të bëja një foto me Dominik Paris, më kurajozin e Cirkuitit të Bardhë; nuk besoj se do e gjeja kurajën të bëja dishezat si ai”, thotë më tej Kevin.

Siç dihet, stendat do të jenë bosh, pa spektaktorë. “Shumë keq vërtetë, sepse familja ime mezi priste të vinte të më shihte. Por do përpiqem ti bëjë krenarë babain dhe nënën për ti shpërbyler për sforcimet e tyre në gjithë këto vite që unë të bëjë ski. Pa harruar motrën time: Nëse nuk do të ishte ajo që më motivonte gjatë verës, do të plogështohesha”, vijon Kevin.

Disiplinat teknike do të hapin dyert në pistën e re të quajtur Lino Lacadelli në aktivitetin që nis më 18 shkurt.

Shfaq më shumë

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button